Pyetje deputetësh për kërkim faljen e Zaevit

TË FUNDIT

A nuk është e turpshme të kërkoni falje se keni shkruar Përfaqësuese e Maqedonisë? Pyetjen e parë në seancën e sotme kuvendore e parashtroi Ane Llashkoska nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në lidhje me deklaratën e djeshme të kryeministrit Zoran Zaev në Forumin Ekonomik, ku tha se ka gabuar kur në profilin e tij në Tuiter ka shkruar “Përfaqësuese e Maqedonisë në futboll”.

“Pyetja ime konkrete është deri ku jeni të gatshëm të shkoni me nënçmimin e Republikës së Maqedonisë dhe popullit maqedonas për shkak se me veprimin tuaj të djeshëm parashtrohet pyetja dhe fatkeqësisht merret përgjigjja se personalisht ju, Zoran Zaev, jeni i vetmi i cili e shkatërron identitetin maqedonas. Z.Kryeministër, dje duke kërkuar falje ju jeni ai i cili e keni fshirë mbiemrin maqedonas”, pyeti Lashkoska.

Kërkoni mënyrë që ta mashtroni opinionin publik, iu përgjigj kryeministri Zaev deputetëve opozitarë. Theksoi se kërkim falja e tij ishte për shkak të faktit se është i obligueshëm përdorimi i emrit të ri kur luan përfaqësuesja në futboll, sepse ajo e përfaqëson shtetin. Në gjithçka tjetër përdoret mbiemri maqedonas.

“Kur përfaqësohet shteti, ndërsa përfaqësuesja e futbollit e përfaqëson shtetin, atëherë përdoret – e Maqedonisë së Veriut. Kjo është konstatuar në mënyrë të qartë edhe në Marrëveshjen e Prespës. Të gjitha dimensionet e mbiemrit maqedonas, identiteti ynë, gjuha maqedonase dhe mënyra e përdorimit në të gjitha format e tjera të komunikimit dhe prezantimit të qëndrimeve tona”, tha Zaev.

Përfaqësuesja jonë nuk është institucion shtetëror dhe me këtë e arritët fundin dhe jeni të gatshëm që të na fshini me qëllim që ta ruani kolltukun tuaj, u përgjigj me replikë Llashkovska.

Kujtojmë ndaj postimit të tillë të Zaevit reaguan autoritetet greke, të cilat konsiderojnë se nuk e përdor emrin kushtetues të shtetit, ndërsa paralajmëruan ngrirje të tre memorandumeve.