Nga salla me kupolë, deputetët u kthyen në sallën “Maqedonia”, të modernizua me teknologji të re. Tani pas skadimit të kohës, deputetët nuk do të mund të flasin për shkak se mikrofoni do të fiket.
“Folësit të kenë parasysh se koha tregohet në ekran që të mund të ndjekin dhe sistemi vetë po fiket pas skadimit të kohës. Deputetët që flasin në foltoren para tyre kanë matës që u tregon se sa kohë u ka mbetur për të folur”- deklaroi Talat Xhaferi, Kryeparlamentar.
Kryeministri shpeshherë e harronte kartelën në foltoren dhe shëtiste nëpër sallën e Kuvendit.
Deputeti Dragan Kovaçki erdhi me pankartë te foltorja por kishte problem me të.
“Së pari duhet të merreni vesh me deputetin Kovaçki i cili thotë se kam ikur nga mediat, ndërsa ju po flisni se më kanë sjellë nëpër mediat, kështu që, a kam qenë ose nuk kam qenë, uluni dhe merruni vesh, ndërsa një deputet tjetër le të tregojë nëse kam qenë ose nuk kamë qenë”- pohoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Opozita akuzoi se parashtrohen pyetje të porositura.
“Supozoj se opinioni publik dhe ju lart në galeri, por edhe ne, duhej të prezantonim se në çfarë qetësie gjendet shteti ynë, por përpjekja dështoi. Pastaj i kthyem përfaqësuesit e qeverisë dhe shumicës parlamentare në realitetin e pahijshëm dhe në krizën më të madhe që e përjeton Republika e Maqedonisë që nga pavarësia deri më tani, e gjithë kjo për shkak të paaftësisë së tyre të jashtëzakonshme. Paaftësi të paparë. Ata supozoj se e kanë atë nirvanë për shkak se tashmë u ankoruan dhe i harruan qytetarët, u ankoruan në qeverinë e cila u dukej e shëmtuar por tani e njëjta shumë u pëlqen”- deklaroi Bllagica Llasovska, VMRO-DPMNE.
“Ishin dy pyetje, disa iluzione dhe disa të pavërteta, megjithatë demokracia parlamentare atë e lejon çdo herë”- tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Në çdo të fundit javë të muajit, deputetët kanë mundësi për t’i parashtruar pyetje Qeverisë, ndërsa prej atje mund të përgjigjen menjëherë apo t’u përgjigjen deputetëve në formë të shkruar.
