Seanca e parë e qeverisë së re për pyetje deputetesh filloi me kritika. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski u ankua se po u jepet hapësirë vetëm deputetëve të pushtetit dhe siç tha, Qeveria po dëshiron seancën ta kthejë në mjet PR.
“Lejoni opozitën t’i bëjë pyetjet e veta, pyetje të cilat do t’i dëgjoj populli. Unë e kuptoj se instrumentin pyetje deputetësh doni që ta shfrytëzoni si mjet PR të qeverisë, megjithatë nuk është në rregull nga pyetje shtesë të deputetëve nga 15, 9 janë nga qeveria”, deklaroi Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE.
Deputetja opozitare Rashella Mizrahi pyeti kryeministrin Kovaçevski se a është në dijeni për hapjen e një qendre kulturore fashiste në Maqedoni?
“Zotëri Kovaçevski a jeni në dijeni se në kohën tuaj po hapet qendër kulturore e një fashisti të anti-fashizmit në Maqedoni dhe atë në gjuhën bullgare dhe tani ju çka do të bëni me atë qendër kulturore”, theksoi Rashella Mizrahi-deputete e VMRO-DPMNE.
Por Kovaçevski u përgjigj me ironi duke thënë se edhe Mqedonia do të hapë një qendër kulturore në Bullgari dhe se e ftuar në hapje do të jetë edhe Mizrahi.
“Dua drejtpërdrejtë ta informoj kolegun Petkov se si Qeveri gjatë këtij viti kemi për qëllim të hapim një qendër të re kulturore në Republikën e Bullgarisë, në Bllagoev Grad, ndërsa emrin e qendrës do ta vendosim në komunikim me institutet tona për histori dhe do t’ju ftojë e nderuara Mizrahi të vini me mua në hapje”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Mizrahi tha se ajo qendër kulturore nuk ka emër, megjithatë ja kujtoi kryeministrit disa çështje Bullgare- Maqedonase.
“Sa i takon qendrës kulturore në Sofje, qendra Kulturore në Sofje nuk ka as emër, megjithatë në territorin e Republikë së Bullgarisë kemi 14 gjykime për të drejtat e njeriut për Homo Ilindenin, por ju aspak të interesoheni për atë çështje. Nga ana tjetër kemi deklarata nga ana bullgare në të cilën thuhet se kush ka lexuar më shumë se 5 faqe histori e dinë se nuk ekziston identiteti Maqedonas” , pohoi Rashella Mizrahi-deputete e VMRO-DPMNE.
Në seancën e sotme pyetje deputetesh u hapën disa çështje për vendin ku u diskutua edhe për drejtësinë në vend, për spitalin modular në Tetovë, krizën energjetike dhe rritjen e çmimit të ushqimeve etj.
