Putini në Kombet e Bashkuara, bëri thirrje të hiqen sanksionet me qëllim të përforcimit të ekonomisë botërore

Must Read

Bislimi: Bullgaria gjithnjë ka qenë në anën e gabuar të historisë

Historiani Muzafer Bislimi në Click Plus në TV21, tha se Bullgaria gjithmon ka qenë në anën e...

Ratkoceri: Bullgaria nuk do të kërkojë ndryshime Kushtetuese!

Nga pala bullgare nuk është bërë presion për ndryshime Kushtetuese – tha Arben Ratkoceri në Click Plus...

Në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë – tha Ratkoceri në Click Plus

Gazetari Arben Ratkoceri nëpërmjet emsionit Click Plus sugjeroi që në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë.

Presidenti rus, Vlladimir Putin deklaroi dje se përfundimi i “sanksioneve jolegjitime” kundër vendeve si i tij, mund të përforcojë ekonominë botërore të goditur nga koronavirusi dhe të krijojë vende të reja pune.

Në fjalimin e emituar në fillim të sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila këtë vit për shkak të pandemisë po mbahet në mënyrë virtuale, ai theksoi nevojën për bashkëpunim shumëpalësh kundër sëmundjes, që ka goditur tërë botën.

- Advertisement -

Në fjalimin e tij, deri diku të pazakontë për liderin rus, i cili shpesh flet ashpër, Putini, në takim me rastin e 75 vjetorit të Kombeve të Bashkuara, tha se vendet duhet të punojnë më mirë së bashku në luftën kundër viruseve dhe problemeve të tjera globale.

“Liberalizimi i tregtisë botërore nga barrierat, ndalesat, kufizimet dhe sanksionet jolegjitime do të jetë ndihmë e madhe në jetësimin e rritjes globale dhe uljen e papunësisë”, tha ai.

Putini, për vite me rradhë ka insistuar për heqjen e sanksioneve të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian kundër Moskës për aneksimin e Krimesë ukrainase në vitin 2014 dhe ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA-së në vitin 2016 dhe aktivitete të tjera. Moska e konsideron aneksimin e Krimesë legjitime dhe mohon ndërhyrjen në zgjedhjet, me të cilin Donald Tramp u bë president i SHBA-së.

Putini i paralajmëroi vendet e tjera të mos “ndërhyjnë” në punët e brendshme dhe tha se “siguria kibernetike meriton gjithashtu konsideratën më serioze në Kombet e Bashkuara”, duke mos i përmendur “trolls” dhe “hakerat” rusë të akuzuar për manipulimin e opinionit publik amerikan në vitin 2016.

Ai disa herë e theksoi kontributin e Bashkimit Sovjetik në fitoren mbi nazistët në Luftën e Dytë Botërore – konflikti që lindi Kombet e Bashkuara. Pavarësisht thirrjeve për reformë të thellë në Kombet e Bashkuara, Putini tha se pesë anëtarët e përhershme të Këshillit të Sigurisë, duhet të mbajnë fuqinë e vetos duke shtuar se liderët e tyre kishin rënë dakord të takohen kur t’u lejojë pandemia./MIA

Bislimi: Bullgaria gjithnjë ka qenë në anën e gabuar të historisë

Historiani Muzafer Bislimi në Click Plus në TV21, tha se Bullgaria gjithmon ka qenë në anën e gabuar të historisë.

Ratkoceri: Bullgaria nuk do të kërkojë ndryshime Kushtetuese!

Nga pala bullgare nuk është bërë presion për ndryshime Kushtetuese – tha Arben Ratkoceri në Click Plus në TV21.

Në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë – tha Ratkoceri në Click Plus

Gazetari Arben Ratkoceri nëpërmjet emsionit Click Plus sugjeroi që në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/3307059782663361

Llalla: Hapja e çështjes Shkup-Sofje nuk është e drejtë, Bullgaria do të dështojë në këtë gjë!

Historiani Arben Llalla në Click Plus në TV21, thotë se nuk është e drejtë hapja e çështjes mes Maqedonisë së Veriut dhe...

Çfarë mësojnë nxënësit në shkolla për Goce Dellçevin?

“Mësojnë atë që tani e kontestojnë populli maqedonas. Mesojnë se ai është ideologu i Lëvizjes Nacional - Çlirimtare maqedonase. Nuk hy në...

More Articles Like This