Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar vaksinimin masiv kundër Covid-19 deri në fund të javës së ardhshme.
Të parët me vaksinën ruse “Sputnik V” është planifikuar të vaksinohen punëtorët shëndetësorë dhe mësuesit.
Industria farmaceutike ruse është e gatshme për vaksinimin masiv, sepse në ditët në vijim numri i vaksinave të prodhuara do të arrijë në dy milionë vaksina”, tha Putini.
Vaksina “Sputnik V”, e prodhuar nga Instituti Kërkimoro-Shkencor “Gamaleja”, më 11 gusht e mori vërtetimin për regjistrim nga Ministria ruse e Shëndetësisë dhe u bë vaksina e parë e regjistruar kundër koronavirusit të ri në botë.
