Putini dhe Lukashenko të premten takohen në Moskë

TË FUNDIT

Presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet të premten në Moskë me liderin bjellorus, Alexander Lukashenko, raporton agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta.

Sipas Belta, Lukashenko dhe Putin do të diskutojnë çështje aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimin e bashkëpunimit të Shtetit Union të Rusisë dhe Bjellorusisë, bashkëpunimin ekonomik nën presionin e sanksioneve, si dhe situatën në rajon dhe Ukrainë.

Bjellorusia është një aleat i Rusisë dhe po përdoret si një pikë nisjeje për trupat ruse në Ukrainë./21Media