Putin: Vullnetarët të mirëseardhur për të ndihmuar në luftën me Ukrainën

TË FUNDIT

Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se do të lejonte vullnetarët të luftonin kundër forcave ukrainase dhe miratoi dorëzimin e sistemeve të raketave perëndimore të kapura te luftëtarët e mbështetur nga Rusia, transmeton RFE.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu propozoi dorëzimin e sistemeve antitank të prodhimit amerikan si Javelin dhe Stinger për luftëtarët nga rajonet Luhansk dhe Donetsk.

Putin, duke folur në një takim të këshillit rus të sigurisë, tha se ai e mbështet një ide të tillë.

Ai tha gjithashtu se ata që dojnë të dalin vullnetarë për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia duhet të lejohen.

Shoigu tha se kishte 16,000 vullnetarë në Lindjen e Mesme që ishin gati të vinin për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia.