Putin: Rusia dhe SHBA kanë një agjendë të përbashkët

TË FUNDIT

Rusia ka interesa të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe, pavarësisht mosmarrëveshjeve mbi tema të ndryshme të agjendës ndërkombëtare, është e gatshme të bashkëpunojë me Uashingtonin, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin.

“Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një agjendë të përbashkët”, theksoi presidenti Putin.

“Jemi në mosmarrëveshje për tema të ndryshme të agjendës ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë ka diçka që na bashkon, që na shtyn të punojmë së bashku”, shtoi ai.

“Bëhet fjalë për përpjekje të përbashkëta për ta bërë më demokratike ekonominë botërore, më të matur dhe më të balancuar, në mënyrë që ligji ndërkombëtar të jetë më demokratik”, deklaroi Putin.