Putin pas sulmit në shkollë, urdhëroi ndryshim të rregullores së armëve

TË FUNDIT

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka shprehur keqardhje për sulmin me armë në një shkollë në Kazan të Rusisë, ndërkaq ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

Ka urdhëruar edhe ndryshim të rregullores për armëmbajtje.

“Një udhëzim i veçantë iu dha drejtorit të gardës ruse, Vikor Zolotov për të hartuar një rregullore të re për llojet e armëve që mund të jenë në duart e civilëve dhe të popullsisë”, thuhet në kumtesën e presidencës ruse./TV21