Punonjësit e NPK “Tetova” marrin rroga, kontributet mbeten të papaguara

TË FUNDIT

Të punësuarit e NPK “Tetova” dje e kanë marrë rrogën e prapambetur të muajit shkurt. Problem mbeten edhe kontributet e pa paguara. Kryetari i sindikatës së punonjësve të kësaj ndërmarrjeje, Avzi Rizvani, shpreson se edhe kjo do të realizohet shumë shpejtë.


“Para një jave e lëshuan rrogën e muajt të parë edhe dje e lëshuan edhe rrogën e muajt të dytë. Ka ngalur edhe rroga e muajt të dymbëdhjetë të vitit 2023 dhe ajo është e administratës kur ishin të përbashkëta dhe tash lutja e dytë do të jetë edhe me kontributet dhe do të jemi mirënjohës deri në fund. Me rroga jemi zero-zero, vetëm me kontributet jemi pa realizuar ku jemi në bisedime edhe për realizmin e tyre”, tha Rizvani./TV21