Punoi jashtë orarit të lejuar, mbyllet lokali në Dibër dhe arrestohet pronari!

TË FUNDIT

Më 15.05.2021 gjatë periudhës prej 22:00 deri në ora 24:00, nga ana e zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Dibër, në bashkëpunim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, kanë realizuar kontroll në objektin hotelerik në Dibër.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, gjatë kontrollit, është konstatuar se objekti hotelerik është lokalizuar në rrugën “8 Shtatori”, në pronësi të K.R.(23) nga Dibra, nuk janë respektuar vendimet për rekomandimet parandaluese dhe mbrojtjen e popullsisë nga sëmundja ngjitëse Covid-19.

“Pronari është privuar nga liria, ndërkaq objekti është mbyllur”, thuhet në njoftim.

Me rastin është njoftuar edhe prokurori publik i PTHP Dibër dhe pas dokumentimit të tij do të parashtrohet kallëzim penale në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal për “moszbatim të protokolleve shëndetësore gjatë epidemisë”./TV21