Punohet intensivisht në tunelin e Llogarasë, punimet në aksin Vlorë – Sarandë pritet të përfundojnë më 1 qershor 2024

TË FUNDIT

Po punohet intensivisht në tunelin e Llogarasë në aksin Vlorë-Sarandë që ky projekt të përfundojë në afatin e paraparë, më 1 qershor 2024. 

Këtë afat në fakt e kanë dhënë edhe zyrtarë të qeverisë së Shqipërisë, për këtë rrugë në bregdetin jugperëndimor në vlerë prej rreth 168 milionë euro. Tuneli i ri pritet të reduktojë me rreth 40 minuta kohën e lëvizjes nga Vlora në Sarandë dhe të përmirësojë kushtet e sigurisë rrugore dhe do të lehtësojë rritjen e turizmit në rajon. Ky tunelit parashikon të lidhë në 7 minuta Orikumin dhe Palasën.

Tuneli dhe rruga ngjitur përbëhen nga 7.42 km. Gjatësia e tunelit është 6 km dhe përmban një tub kryesor për të mbështetur trafikun dy-drejtues. Projekti përfshin gjithashtu një tunel 6 km paralel shpëtimi emergjent të të njëjtit seksion kryq si tubi kryesor. Sistemi i ventilimit është një sistem gjatësor, i kontrolluar nga një sistem kontrolli mbikëqyrës dhe grumbullimi i të dhënave i ushqyer nga sensorë të ndryshëm.

Punimet për tunelin e Llogarasë kanë nisur në nëntor të 2021-it. Ky investim është llogaritur një vepër strategjike për turizmin në rivierën e jugut të Shqipërisë.