Punëtorët e Postës në Tetovë në protestë, rrogat po i marrin me vonesë! Drejtori i mbështetë

TË FUNDIT

Të punësuarit e postës së Tetovës në protestë!  Janë të revoltuar pasi thuajse një vit rrogën e marrin pas datës 20, gjë që bën që të mos kenë as sigurim shëndetësor e as të mund t’i paguajnë në kohë fatura dhe këstet e kredisë.

“Në Tetovë jemi 120, por jo vetëm në Tetovë, në shtet jemi afër 1700 të punësuar dhe kjo nuk është vetëm në Tetovë por në të gjithë Maqedoninë. Do konsultohemi do vazhdojmë deri sa marrim rroga se u bë gati një vit që rrogat vazhdimisht vonohen ndërsa në çdo herë rrogat i kemi marr prej më 1 deri më 5”, tha Daut Ramadani – Përfaqësues i Sindikatës.

“Duke marr parasysh nevojat e punëtorëve dikush ka banesë, dikush duhet paguaj këste, po rrisim fëmijë, shkolla dhe të gjithë janë ato arsyet që dalin gjithë këto problemet më pas dhe kjo është një arsyet e protestës së sotme”, tha një i punësuar në Postë.

Drejtori i njësisë rajonale në Tetovë mbështet punëtorët, pasi siç shprehet, ata japin maksimumin në punën e tyre dhe janë duke punuar në kushte të këqija.

“Këta punëtor që janë këtu e kanë përkrahjen time të pa rezervë në drejtimin e sigurimit të rrogave, pasi që të gjithë këta punëtor apo shumica nga këta me këtë rrogë mbajnë familje edhe e bëjnë punën me përkushtim dhe atë që nuk respektojnë të drejtat e punëtorëve apo qoftë të respektimit të kontratës kolektive duhet ta dinë se nuk bëjnë një punë të mirë dhe unë shpresoj dhe besoj se kjo protestë do jep rezultate edhe në aspektin e rrogës edhe në asketin e përmirësimit të kushteve”, u shpreh Muhamet Zulbeari – Drejtori i Postës së Tetovës .

Sipas të punësuarve, nëse gjendja nuk përmirësohet, do të vazhdojnë të protestojnë dhe gjatë ditëve në vazhdim.