Array

Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë vazhdojnë bojkotimin e punës

Must Read

Dimitrov takohet me Ambasadorin e Holandës Jan Kop

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës...

10 ditë pasi filloi sezoni i ri i Bundesligës, Mainz shkarkon trajnerin

Mainzi ka shkarkuar menaxherin Achim Beierlorzer vetëm 10 ditë pasi filloi sezoni i ri i Bundesligës.

Ante Rebic synon të jetë në dispozicion të trajnerit për ballafaqimin me Interin

Sulmuesi i Milanit Ante Rebic ka pësuar një lëndim të rëndë, por ai synon të jetë në...
- Advertisement -

Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë edhe nesër do ta bojkotojnë punën në shenjë pakënaqësie për aksidentet që kanë ndodhur kohëve të fundit, ku patën probleme në ashensor, dikujt iu zu fryma nga mungesa e ventilimit e edhe u rrëzuan raftet e dokumenteve.

Këtë e ka konfirmuar përmes telefonit për KosovaPress, kryetari i Shoqatës Sindikale të Gjykatës së Apelit, Hajzer Behrami, i cili tha se gjendja shëndetësore e këtyre punëtorëve nuk është e mirë, pasi që të gjithë kanë probleme me unaza.

- Advertisement -

Ai po ashtu tha se nuk e din deri kur do ta vazhdojnë këtë bojkotim, për shkak të palëve të cilët vijnë çdo ditë tek ta.

Thotë se ata kanë probleme edhe me shumë gjëra të tjera, për të cilat kanë kërkuar zgjidhje tash e një kohë.

- Advertisement -

“Gjithsesi që do ta bojkotojmë edhe nesër punën për hir të kolegeve të cilëve i është këputur lifti. Ajrosje nuk ka, ujë nuk ka, transport nuk ka dhe të gjitha elementet tjera që duhet me qenë në atë objekt. Nuk e dimë deri kur do ta vazhdojmë bojkotimin, se është për keqardhje për hir të popullatës e të palëve të cilët vijnë, por, nuk kemi zgjedhje tjetër pa ndërmarr masa për këto arsye”, tha Behrami.

Behrami thotë se ata nuk po dinë kujt të ju drejtohen më, pasi që askush nuk po e merr përgjegjësin mbi vete, për të gjitha aksidentet që kanë ndodhur deri më tani në këtë pallat.

- Advertisement -

“Prej që kemi shkuar ne gjykata e apelit, me 2 shkurt, e para nuk jemi të kënaqur me elementet apo pjesët e jetës, se kur nuk kemi oksigjen në atë objekt çka të bëjmë më tej. Transport nuk kemi, ushqim nuk kemi dhe është keq dhe barrë e gjithë atij investimi e mos me qenë elementet përgjegjëse. Unë nuk e dijë se çka kanë menduar ata të cilët kanë vendosur të na dërgojnë atje neve. Po ashtu, ka qenë ministria e Administratës publike atje dhe kanë thënë se nuk përgjegjësi e tyre, ministri i drejtësisë thotë nuk është punë e jona, këshilli gjyqësor thotë jo nuk është punë e jona, nuk e di te kush të drejtohemi ne, ose kush me na drejtuar neve”, tha ai.

Ky Pallat ka filluar punën edhe pa u bë hapja e tij zyrtare, ndërsa aksidentet nuk janë ndaluar asnjëherë. Madje ka pasur aksident veturash në oborrin e saj.

- Advertisement -

Dimitrov takohet me Ambasadorin e Holandës Jan Kop

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vend, Dirk Jan Kop,...

10 ditë pasi filloi sezoni i ri i Bundesligës, Mainz shkarkon trajnerin

Mainzi ka shkarkuar menaxherin Achim Beierlorzer vetëm 10 ditë pasi filloi sezoni i ri i Bundesligës. Shkarkimi i...

Ante Rebic synon të jetë në dispozicion të trajnerit për ballafaqimin me Interin

Sulmuesi i Milanit Ante Rebic ka pësuar një lëndim të rëndë, por ai synon të jetë në dispozicion të trajnerit për ballafaqimin...

Afganistan, sekuestrohen 4 tonë nitrat natriumi

Policia në Afganistan ka sekuestruar katër tonë nitrat natriumi, një kimikat që mund të përdoret për të prodhuar eksploziv, që është një...

Aprovohet projekti infrastrukturor për aksin rrugor Ropalcë-Mateç

Zv/ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi për TV21 ka deklaruar se është aprovuar projekti infrastrukturor për aksin rrugor Ropalcë-Mateç.
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -