Punësime pa kritere dhe masë/Qeveria e re duhet të ketë rezultate të shpejta dhe efikase

TË FUNDIT

A ka Maqedonia kuadro cilësorë që udhëheqin me institucionet? Sipas profesorit universitar, Marjan Bojaxhiev, duke folur në Click Plus të TV21, emërimi i drejtorëve kryhet pa asnjëfarë kriteri. I përmendi edhe ndodhitë në Qendrën Klinike si shembull, ku, siç tha, më herët ka pasur 1 ndërsa tani ka 50 drejtorë.

“Nuk mundet që sistemi të jetë i mirë, të vijë një ministër dhe të emërojë 50 drejtorë, kjo gjë nuk ekziston askund në botë. Dihet, patjetër të jetë profesor i rregullt, nëse nuk ka të rregull, atëherë i çrregullt, e më pas pjesëmarrja në institucion. Atë e vendosën në ndonjë fazë mjek specialist dhe cilindo do ta vendosim drejtor ekonomik, më komike është ajo që po shkatërrohet vetvetiu. D.m.th. kjo është maja e ajsbergut. Të gjithë sistemet tjera janë në shkatërrim”, tha Marjan Bojaxhiev, profesor universitar.

Nënkryetari i Odës ekonomike, Zoran Jovanovski, duke folur për problemin me ekonominë gri, tha se nëse kjo ekonomi ulet, atëherë në buxhet do të ketë më shumë para. Tani për tani vlerësimi është se ekonomia gri përfshinë rreth 33% të BPV.

“Mesatarja në BE është 19,4%, nëse i aplikojmë shifrat në numrat e Maqedonisë dhe nga 33%, që ne ta sjellim në nivelin e mesatares së BE-së, d.m.th. jo ta çrrënjosim tërësisht ekonominë gri, por ta sjellim në nivel që është mesatare për gjithë BE-në, d.m.th. ne nga 33% në 19%, do të kishim rreth 450 milionë euro më shumë para në nivel vjetor në buxhet”, tha Zoran Jovanovski, nënkryetar i Odës Ekonomike.

Në debat u fol edhe për problemin me korrupsionin, që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon ndaj ekonomisë. Viktor Mizo, kryetar i Këshillit për investitorë të huaj, theksoi se kompanitë me kapital të huaj nuk dinë se si të përballen me korrupsionin dhe andaj refuzojnë që të investojnë.

“Jo vetëm për kompanitë e huaja që do të vinin të investonin këtu dhe do të vendosi që të investojnë në vend por edhe kompanitë ekzistuese, kjo është shumë e rëndësishme se në çfarë mënyre ata do të vazhdojnë të udhëheqin biznesin e tyre në vend. Kështu që korrupsioni dhe sundimi i së drejtës janë pika zero e fillimit në bazë të së cilave punojnë kompanitë multinacionale“, pohoi Viktor Mirzo, drejtor i Këshillit për Investime të Huaja

Duke treguar se cilat janë pritjet e tyre nga Qeveria e re në sferën e ekonomisë, bashkëbiseduesit theksuan se nga Qeveria priten rezultate të shpejta, efikase dhe konkrete.