Dafina Zeqiri mbrëm ka publikuar videoklipin e radhës të albumit “Dafinë Moj”.
Dafina ka realizuar videoklipin e këngës “Tduh-duh”, i cili është bashkëpunim me të dashurin e saj, DJ Geek.
Çifti, dashurinë që kanë për njëri-tjetrin e dëshmojnë edhe në këtë videoklip.
Teksti i kësaj kënge është shkruar nga reperi Elinel, kurse për producimin është përkujdesur vet Dafina.
Vitin e kaluar këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptarë, Dafina Zeqiri solli albumin e titulluar “Dafinë moj”.
“Dafinë Moj” ka 14 këngë, 10 prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës si: DJ Geek, Lyrical Son, MC Kresha, Elinel, Tuna, Argjentina Ramosaj, Ron, Lumi B dhe Buta.