Togg ka shpërndarë videon e parë promovuese të modelit të saj të ri sedan, i cili pritet të ekspozohet në Panairin e elektronikës së konsumit dhe IT-së, CES 2024, raporton Anadolu.
Videoja e shpërndarë nëpërmjet platformës X, tërhoqi vëmendje të madhe nga publiku.
Në videon e ndarë me përshkrimin “T10” tërheq vëmendjen emri i modelit të ri me pikëpyetje dhe nga imazhi shihet se automjeti në fjalë është një sedan me linja “fastback”.
Togg'un dinamik ve yenilikçi vizyon otomobili ile tanışmaya hazır mısınız?
— Togg (@Togg2022) January 5, 2022
Transition Concept Smart Device #USECASEMobility®️#CES2022#Togg pic.twitter.com/P4aZRXokEF
Modeli i ri, i cili pritet të prezantohet në CES 2024 që do të mbahet në Las Vegas në datat 9-12 janar, vlerësohet të dalë si “T10S” sipas sistemit të emërtimit të modelit të shpallur më parë.
Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır më parë kishte njoftuar se modeli sedan i Togg do të prezantohet në fund të vitit 2024 dhe prodhimi do të fillojë në vitin 2025.
Yeni Lige yolculuğum başladı…
— Togg (@Togg2022) December 27, 2019
Teşekkürler Türkiyem!#TürkiyeninOtomobili C-SEDAN Konsept#YeniLigeYolculuk#TOGGhttps://t.co/JKIdgmkU8Y pic.twitter.com/xWz0aSIkX7
