Publikohen pamje nga sonda kineze “Tianwen-1” në hapësirë!

TË FUNDIT

Më 1 tetor, me rastin e Ditës Kombëtare dhe Festës së Mesvjeshtës, Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës publikoi pamjet e fluturimit të sondës së parë kineze të eksplorimit të Marsit “Tianwen-1”. Flamuri i kuq me pesë yje në foto shkëlqen fort.

Ky është “autoportreti” i parë i sondës “Tianwen-1”, të cilin ajo e përdori për t’i raportuar sigurinë e vet atdheut dhe për të shprehur urime për ditëlindjen e Republikës Popullore të Kinës.

Sonda “Tianwen-1” u nis me sukses më 23 korrik. Deri në orën 0:00 të 1 tetorit, sonda ka udhëtuar rreth 188 milionë kilometra, duke arritur afro 24.1 milion kilometra larg Tokës, dhe situata e fluturimit është e mirë.