Psikologia Bela: Personat me Down Syndrome mund të arrijnë deri në universitet! Ëmbla mund të ketë disa aftësi

TË FUNDIT

Psikologja Zemrijet Bela në ClickPlus në TV21 tha se personat me Sindromën Down mund të arrijnë deri në universitet. Ajo thotë se problemi kryesor tek ne është pranimi i personave me nevoja të veçanta në shoqëri.

“Edhe fëmijët tanë ndoshta mund të kenë diçka të kufizuar. Nuk mund të gjithë fëmijët të jenë të mirë në të gjitha lëndët mësimore, dmth e kanë ndonjë aftësi. Dikush në matematikë, dikush në shkenca natyrore, kështu që edhe Ëmbla, si vajzë që është me një sindromë, edhe ajo mund të ketë disa aftësi. Në bazë të asaj, nëse punohet ashtu si duhet, në përgjithësi fëmijët që janë me Sindromën Down, kam raste që kam parë, shkaku se studimet i kam kryer në Turqi, jam magjistre e psikologjisë klinike, dhe rastet që kemi parë atje, këta fëmijë mund të arrijnë edhe universitetin ta mbarojnë, dmth i kanë ato aftësitë e veta, por problemin më të madh e kemi pranimin nga ana e të tjerëve”, tha Zemrijet Bela, psikologe.