Pse tre autobusët e tjerë nuk janë ndalur? A kishte kontrabandë të derivatit të lirë turk për në Shkup?

TË FUNDIT

Fakti që po e huton gjithë opinionin është ajo që aq shpejtë ka ndodhur shpërthimi, pa mundësi që të reagojnë udhëtarët. Pyetjes së gazetarëve bullgar deri te Diana Rusinova, nga Qendra evropiane për politikë transportuese e cila ka qenë në vendin e ngjarjes -Pse ka aq shumë viktima?! – ajo iu përgjigj:

“Nuk mund të shpjegoj pse është djegur aq shpejt, supozoj se ka transportuar ndonjë material të lehtë djegës. Dëgjohen versione për fuçi me derivate, me shumë gjasa ka qenë katalizatorë. Përplasja e madhe ka qenë në bankinën e dytë e cila e ka bllokuar derën e pasme, ndërsa autobusi tashmë ka qenë në flakë dhe nuk kanë pasur se si të dalin jashtë pasagjerët. Ata janë munduar që të dalin në derën e pasme, por nuk kanë pasur sukses për shkak se dera ka qenë e bllokuar nga bankina, ndërsa zjarri shumë shpejtë ka djegur gjithçka”, tha Diana Rusinova, Qendra Evropiane për Politikë Transportuese.

Kontrabandë e benzinës së lirë turke për Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar zjarrin në autobus dhe vdekjen e 45 personave në autostradën Struma, është versioni kryesor i autoriteteve bullgare për të cilin shkruajnë mediat e atjeshme. Shërbimet për Blicin bullgar zbulojnë se autobusët para se të hyjnë në Bullgari ndalen në pompat e benzenit në Turqi, para pikës kufitare Kapiten Andrevo, atje mbushin derivat dizel në rezervuarët legale, ndërsa benzinën në fuçitë në bagazh.

 “Sipas shërbimeve bullgare që informojnë për Epicentar e të cilat janë anonime, derivati me kontrabandë është shpërndarë në Bullgarinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe shtete të tjera. Në Bullgari ka praktikë të këtillë tashmë 30 vjet dhe nuk është risi për ne. Epicentar shkruan se gjashtë muajt e fundit është praktikuar një gjë  e këtillë pasi është rritur çmimi i derivateve, për shkak  se në Turqi është dyfish më i lirë  se sa në Bullgari, Maqedoni dhe Serbi. Autobusët turistikë jo vetëm nga vendet që i përmendëm por edhe nga vende të tjera në bagazhin e pjesës së parme të autobusit, kanë rezervuare për derivate të tilla, tube që i transportojnë. Në autostradën Sofje- Bllagoevgrad shkyçen nga autostrada dhe  veturat i presin”, tha Patrica Kirillova, gazetare.

Sipas shkrimeve të mediave bullgare, tre autobusët e tjerë të Besa Trans, nuk janë kthyer për  të ndihmuar, me qëllim që të mos zbulohet se edhe ata transportojnë derivat me kontrabandë. Kanë shpejtuar për ta shkarkuar derivatin në territorin e Maqedonisë.

“Mediat bullgare shkruajnë se pse kur ka ndodhur tragjedia, tre autobusët  e tjerë nuk u kanë ndihmuar bashkëqytetarëve të tyre, për shkak se kanë udhëtuar bashkë, por kanë vazhduar rrugën”, theksoi Patrica Kirillova, gazetare.

Më 23 nëntor 2021, një litër A95 në Turqi është shitur për 8.46 lira turke, përkatësisht  36 denarë maqedonas. Version  tjetër është se ka pasur një sasi të madhe mjetesh piroteknike në gepek.