Pse teshtijmë kur dalim në diell?

TË FUNDIT

Ky fenomen prek 17% deri në 35%  të popullsisë në botë. Për disa njerëz, ekspozimi ndaj rrezeve të diellit prodhon një refleks të papritur, që është teshtitja. Ka shumë mundësi që kjo të të ndodhë edhe ty, ose njërit prej miqve të tu.

Quhet ‘refleksi i teshtitjes fotike’ dhe është më i zakonshëm nga sa prisni, pasi ndodh 17 deri në 35 për qind të popullsisë së botës, sipas sondazheve joformale. Por çfarë e shkakton atë?

Teshtima nuk mund të kontrollohet, është një nga reflekset e trupit dhe zakonisht shoqërohet me irritim në hundë.

Kur bëhet fjalë për teshtitjen nga ekspozimi i diellit, edhe filozofi grek Aristoteli e vuri re shumë mirë këtë fenomen dhe e përmendi atë në kapitullin ‘Hunda’ të Librit të tij të Problemeve: “Pse nxehtësia e Diellit provokon teshtitjen?”

Sidoqoftë, refleksi i teshtitjes fotike nuk ka asnjë lidhje me nxehtësinë e rrezeve të diellit dhe në vend të kësaj duket se është rezultat i ‘telave’ të kryqëzuar diku përgjatë nervit trigeminal. I njohur gjithashtu si nervi i pestë kranial, është nervi më i madh dhe më kompleks i çiftuar në kokë, me tre degë kryesore që çojnë te sytë, zgavra e hundës dhe nofulla.

 Është një zonë e trurit e tejmbushur për sa i përket sinjalizimit nervor, prandaj nuk është për t’u habitur që nervi trigeminal do të bënte herë pas here reflekse të gabuara. Drita e vezulluese e diellit bën që bebja e syrit të kontraktohet, kështu që sinjali mund të dërgohet gabimisht edhe në hundë. /sciencealert.com