Pse nuk kishte debat?

TË FUNDIT

Pse nuk kishte debat mes kandidatëve për kryetar të Çairit? Bujar Osmani në Hajde flasim në Tv21, tha se Izet Mexhiti i ka ikur debatit, në ndërkohë tha se, shpreson që ditëve në vijim do të ketë një përballje.

“Unë kam kërkuar debat prej ditës parë dhe do ketë debat. Unë shpresoj se nesër do vjen në debat edhe pas disa ditëve kur është debati tjetër do vjen. Unë do i publikoj, do i shpalos edhe terminet e sakta. Unë do jem atje. Shpresoj nuk do ike edhe kësaj radhe”, tha Bujar Osmani.  

Mirë, pa hy shumë në detaje, unë u përpoqa që ta bëjmë debatin këtu në TV21, por ndoshta në ndonjë herë tjetër. 

“Unë mendoj që ishte edhe një tentim edhe për t’ju keqpërdorur ju, për shkak se thashë pasi i refuzoi të gjitha, u konfirmuan këto dyja, deshi thjesht për t’keqpërdorur emrin tuaj në tentimin për të nxjerrë veten, që nuk është korrekt, unë mendoj ndaj mediave para së gjithash”, deklaroi Osmani.

“Ta thash që ai nuk vjen”, kështu u përgjigj Izet Mexhiti kur u pyet se pse nuk kishte debat me Bujar Osmanin. Mexhiti tha se e ka pranuar përballjen në debat me Osmanin, por ky i fundit gjithmonë ka pasur arsyetime.

Fillimisht më je paraqitë, me ke sfidu për debatin që jemi bashkë. Unë e pranova dhe ta thashë që ai nuk do vjen. Dhe mandej e vërtetove, domethënë që nuk vjen në debat    me arsyetime të ndryshme. Bile sot në pres tash që, nëse e gjej, do bashkangjitem atij në debat. Por, Bujarin unë e kam sjellë në BDI, prej në PDSh, si duket Aliu e paska njoftuar ma mirë, domethënë edhe publikisht i thatë frikacak”, tha Izet Mexhiti./tv21