Deputeti Kastriot Rexhepi tha se ka nënshkruar nismën për mocion të mosbesimit pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, pasi sipas tij vendi duhej të kishte mandatar, përcjell TV21.
“Mos harroni se unë e kam nënshkruar iniciativën për shpërbërjen e Qeverisë aktuale, në momentin kur pas zgjedhjeve lokale, kryeministri Zaev, personi i cili e mori mandatin ta udhëheq këtë proces të integrimeve, dhe i cili ka bërë marrëveshje me partnerët e koalicionit, dha dorëheqje. Ndërkohë u paraqit edhe rasti i Zhelinës, ku u bë një ankesë dhe duheshte të bëhet rivotim”, tha mes tjerash Rexhepi.
“Në momentin që kryeministri Zaev dha dorëheqje dhe tha se nuk do të kthehet më, vijnë sinjale të forta që me 14 dhjetor Maqedonia do të merr datë për fillim të bisedime. E keni deklaratën e Markonit, vizitën e kryeministrit Rute.”, tha mes tjerash Rexhepi.
Rexhepi thotë pasi Zaev nuk deponoi dorëheqjen, dhe pasi rezultatet në komunën e Zhelinës mbetën të pa ndryshuara, nuk e ka parë të arsyeshme të votojë mocionin e mosbesimit.
“Zaev e tërhoqi dorëheqjen, Zhelina u fitua. Pse nuk pritet deri më 14 dhjetor. Nuk e kam të qartë insistimin pse tani. Ndoshta pas 14 dhjetorit do të bëhen më tepër se 75 deputetë”, tha mes tjerash Rexhepi.
