“Provimi i jurisprudencës nuk është dhënë asnjëherë në gjuhën shqipe”, Shasivari për draft versionin: Nuk është zgjidhje gjysmake, por model i kombinuar

TË FUNDIT

“Provimi i jurisprudencës nuk është dhënë asnjëherë në gjuhën shqipe”, kështu deklaroi Jeton Shasivari nga grupi i ekspertëve në emisionin Click Plus në TV21, ku po diskutohet për kërkesën e studentëve për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Shasivari mes tjerash komentoi edhe draft versionin e ligjit, ku një javë më parë e shpalosi zëvendëskryeminstri i parë Bekim Sali i cili tha se teoria do të jetë në shqip, ndërsa praktika në maqedonisht. Shasivari për draft versionin tha se kjo nuk është zgjidhje gjysmake por siç tha një model i kombinuar.