Protestuesja hyri në studio, ndërpritet transmetimi në televizionin rus!

TË FUNDIT

Një protestuese ka ndërprerë një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror rus, teksa mbante në dorë një pankartë ku shkruhej: “Jo luftë, ndalo luftën”, raporton BBC

Në pamjet e shpërndara në Rusi, përfshirë në aplikacionin e mediave sociale Telegram, gruaja hyn në kuadër pas prezantueses në programin e lajmeve Vremya të Channel One.

“Mos i besoni propagandës, këtu po ju gënjejnë, rusët kundër luftës”, shkruhej në pankartën e saj.

Protestuesja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, thuhet se është punonjës në televizion./21Media