Protestojnë për Besirin dhe Skenderin, kërkojnë rikualifikim të rastit Sazdovski

TË FUNDIT

Familjarët e Besir Beles dhe Skender Demirit nga Parku i Çairit deri te Gjykata e Apelit me transparenta në dorë po protestojnë për drejtësi. Familjarët kërkojnë që vepra e djemve të tyre të  rikualifikohet nga vrasje mizore në dhunë me pasojë vdekje.

Sipas tyre vendimet në gjyqësor janë me standarde të dyfishte dhe merren mbi baza etnike. Besir Bela dhe Skender Demiri janë dënuar me 16 vite burg për rastin “Sazdovksi”. Nga lëndimet e marra nga rrahja Nikolla Sazdovski ka ndërruar jetë në spital, 2 javë më pasi qëndroi i shtrirë.

TË NGJAJSHME