Ka dy vjet që banorëve të Neproshtenit të Tearcës u premtohet 200 metra rrugë, por e njëjta nuk është duke u realizuar. Të revoltuar banorët dolën në protestë. Ata thonë se kjo rrugë lidhë 12 shtëpi dhe kishën e fshatit.
“Halli jonë është se rruga nuk sanohet, nuk shtrohet gati dy vite dhe kërkesën që e kemi bë ne para dy vite e gjysmë, nuk e ka marr parasysh kryetari i komunës së Tearcës. Ish kryetari Isen Asani, por edhe ky kryetari i ri na ka premtuar disa herë dhe nuk ka marr asnjë masë për sanimin e kësaj rruge. Për afërisht këtu gravitojnë 10 deri 12 shtëpi që e lidh edhe kishën e fshatit që është në pjesën tonë. Deri te kisha është e ndërtuar ndërsa pjesa e poshtme jo, kjo ka afër 200 metra, rreth 70 metra katrorë”.
Banorët thonë se herë ka të reshura kjo rrugë mbushet me baltë edhe mbeturina nga ujërat që vijnë.
“Njëherë e përgjithmonë duhet të bëhet. Jo vetëm me gënjeshtra, dy tre vite kur vijnë për zgjedhje gjithë këtu mblidhen a një rrugë e thjeshtë është. Ky kojshia s’mund të kalojë, askush. Këtu dimrit akoma më keq është, mos vijë më për zgjedhje mos premtojnë gënjeshtra këtë ua them.”
“E kanë premtuar, por nuk na merr në dorë askush më ”.
Tentuam të kontaktojmë edhe kryetarin e komunës së Tearcës Nuhi Nezirin, por i njëjti ishte i pa kapshëm.
