Protestë për 1 maj

TË FUNDIT

Forumi Rinor i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka paralajmëruar se nesër më 1 maj do të mbahet një protestë.

Qëllimi i kësaj proteste  është se të rinjët e komunitetit të të verbërve në Kosovë shprehin pakënaqësinë e tyre në lidhje me mosrespektimin e të drejtave të tyre për punësim.

Kjo protestë do të fillojë në ora 10:00 pranë Bibliotekës Kombëtare, më pas do të vazhdojë drejtë Komunës, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe do të përfundojë para ndërteses së Qeverisë së Kosoves./21MEDIA