Protestë në Tiranë në mbrojtje të teatrit, mbështetur nga opozita e bashkuar

TË FUNDIT

Artistët do t’i rikthehen protestave sërish sot në orën 16:30. Lajmin e bëri të ditur, regjisori Robert Budina, i cili siguroi qeverinë që betejën me ta do të kenë shumë të vështirë.

“Betejën me ne pushteti do ta ketë të vështirë dhe policët prapa nesh do të rraskapiten, sepse kështu do të ndodhë. Ne do rrimë këtu edhe për të drejtat e tyre. Unë ju falënderoj për këtë mbështetje të jashtëzakonshme, që do ishte dhjetëfish, por nuk po i lënë njerëzit. Po bëjnë çfarë është e mundur që t’i lodhin. Shembja e Teatrit Kombëtar ishte një tentativë për t’ju treguar ju qytetarisë shqiptare që jeni të dështuar, por një gazetar i njohur nga një media ndërkombëtare me tha: Tentuan t’ju shembin muret me idenë që do shembin simbolin, por e zmadhuan shumë atë simbol, do tu kthehet në bumerang”, tha ai.

Protesta ka marrë mbështetje edhe nga opozita e bashkuar e udhëhequr nga Lulzim Basha i PD-së si dhe LSI-ja nga Monika Kryemadhi.