Në qendër të Kievit mbahet protestë kundër politikës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.
Gjatë konferencës për shtyp, dedikuar përvjetorit të parë nga hyrja e tij në funksionin presidencial më 20 maj, Zelenski deklaroi se nuk di të jetë në mundësi që t’i plotësojë obligimet e veta gjatë një mandati presidencial. Ai shtoi se do të mendojë për mandatin e dytë presidencial, edhe pse gjatë fushatës parazgjedhore vazhdimisht ka theksuar se do të kandidohet vetëm për një mandat. Shefi i shtetit ukrainas theksoi se nuk është i kënaqur nga arritjet për një vit.
Në protestë marrin pjesë disa qindra qytetarë, ndërsa disa prej tyre mbajnë flamuj të organizatave të ndryshme nacionaliste. Demonstruesit shprehin pakënaqësi nga procedurat e pushtetit, duke përfshirë edhe lidhur me Donbasin.
Tani për tani protesta po zhvillohet qetë./MIA

