Banorët e Madridit sot protestuan për shkak të menaxhimit të autoriteteve lokale me pandeminë dhe vendosjen e masave të reja kufizuese në lagjet me numër më të madh të të infektuarve me Kovid-19.
Me maska në fytyrë dhe duke mbajtur distancë fizike kërkuan dorëheqjen e kryetares rajonale Izabel Dijas Ajuso.
Në Spanjë deri më tani me Kovid-19 janë infektuar mbi 659.000 prej të cilëve më shumë se 30.400 kanë vdekur. Shkalla e përhapjes së virusit në Madrid është më shumë se dyfish më e madhe nga mesatarja kombëtare, për shkak se vendi është më i prekuri në Evropë.
