Propozohen eurokomisarët e rinj – Sllovenia Marta Kos do të përgjigjet për zgjerimin e BE-së

TË FUNDIT

Kryetarja e rizgjedhur e Komisionit Europian, Ursulla von der Lajen i prezantoi prioritetet e përbërjes së re të Komisionit, por edhe emrat e komisarëve të rinj. Në fokus do të jetë siguria, demokracia, si dhe tranzicioni digjital dhe energjetik. Për eurokomisare për siguri dhe politikë të jashtme është propozuar kryeministrja e deritanishme estoneze Kaja Kalas. Propozim për eurokomisar për zgjerim, në vend të hungarezit Oliver Varhejli, është sllovenia Marta Kos. Ajo është ish-gazetare, zëdhënëse e qeverisë sllovene, si dhe ambasadore sllovene në Gjermani dhe Zvicër. Me rastin e nominimit të saj opozita sllovene e akuzoi se ka bashkëpunuar me shërbimet jugosllovene. “Para se të bëhem ambasadore në Gjermani dhe Zvicër, u kontrollova nga shërbimet e sigurisë të të dyja vendeve, pa asnjë problem mora miratim. Nëse ndonjëherë kam dëmtuar interesat e Sllovenisë, nuk do të mundesha të punoja në Qeverinë sllovene e as të bëhem ambasadore” – theksoi Kos, e cila do jetë përgjegjëse për zgjerimin e BE-së.