Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE-ja e pyeti kryeministrin – nëse pas të gjitha ndodhive në plan të jashtëm dhe të brendshëm, konsideron se nuk është koha që të japë dorëheqje, e pas kësaj të shpallen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare?
“Maqedonia me vite të tëra përballet me katastrofë të vazhdueshme nacionale, jo vetëm në muajt e fundit, me mohimin e drejtpërdrejtë të identitetit kombëtar maqedonas, gjuhës maqedonase, kulturës, historisë, traditës, popullit maqedonas. Desha ta pyes kryetarin e Qeverisë: a mendoni se në Maqedoni jetohet mirë dhe a mendoni se nuk është koha për dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare? “- deklaroi Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.
Kryeministri iu përgjigj shkurt se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme ndërsa për politikën e jashtme e akuzoi opozitën se pikërisht ata nuk luftojnë për mbrojtjen e identitetit maqedonas. Në kongresin e partive popullore evropiane që u mbajt kohë më parë, u miratua Rezolutë me kërkesa në lidhje me mohimin e vazhdimësinë nacionale dhe historike ku mori pjesë edhe opozita megjithatë aspak nuk reagoi dhe nuk kundërshtoi, tha Kovaçevski.
“I nderuar deputet Nikollovski, përgjigjja e pyetjes suaj është jo, nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Javën e kaluar në mënyrë parimore i shprehëm qëndrimet tona para partnerëve të BE-së dhe më gjerë. Megjithatë kjo nuk mund të jetë e njëjtë si sjellja e opozitës në kongresin e partive popullore evropiane.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.
Në temën për propozimin francez foli edhe Antonio Milloshovski i cili i kërkoi kryeministrit Kovaçevski së bashku me ministritë përkatëse të marrë pjesë në seancën e Komisionit për politikë të jashtme ku do të marrin pjesë edhe ish kryeministra dhe ministra. Kovaçevski u pajtua me këtë.
