Në korniza të bashkëpunimit ndërfqinjësor nga projekti “Ballkani i Hapur”, kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiç, në Preshevë promovuan sistemin e përbashkët të integruar për pagesë të taksave rrugore. Ky sistem mundëson pagesën elektronike nëpër pikëpagesat rrugore vetëm me një tag ndërsa qytetarët e dy vendeve nuk do të kenë nevojë të presin kolonë. Dy kryeministrat Kovaçevski dhe Bërnabiç u shprehën se ky sistem u pëlqen qytetarëve sepse do të munden të kalojnë pikëpagesat rrugore duke mos patur nevojë të ndalen fare. Ky sistem do të vlejë për qytetarët dhe pikëpagesat e dy vendeve, ndërsa do të lehtësojë kalimin e qytetarëve, mallërave dhe shërbimeve. Sipas të dhënave të NP Rrugë Shtetërore, nga qershori sivjet, 20 mijë vetura nga Maqedonia kanë instaluar M-tagun ndërsa në Serbi këtë e kanë bërë madje 500 mijë vetura.
“Unë bashkë me ministrin Boçvarski erdhëm me veturë nga Shkupi, blemë M-Kartelë në Maqedoni, në mënyrë perfekte funksionon në Serbi. Deri të premten e ardhshme do të gjendet zgjidhja edhe për komunikacionin ngarkues kështu që edhe kamionët do të mund të kalojnë. Kjo është edhe një dëshmi se iniciativa punon pikërisht në përshpejtimin e lëvizjes së njerëzve, mallërave shërbimeve dhe kapitalit”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.
“Qëllimi ynë me këtë iniciativë nga Ballkani i Hapur është të lehtësojmë lëvizjen e mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve. Të lehtësojmë jetën e njerëzve në këto hapësira, dhe të lehtësojmë tregtinë me qëllim që sa më shumë të fitojmë pasuri dhe të rritim kualitetin e jetës. Kjo është një iniciativë e tillë që në mënyrën më të mirë lehtëson jetën e udhëtimit, lëvizjen e mallrave, kështu që më vjen mirë që sot po shënojmë një fillim të ri”, sqaroi Ana Bërnabiç, kryeministre e Serbisë.
