Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov dhe kryeministri Zoran Zaev kanë promovuar nisjen e rikonstruimit të sallës Universale në Shkup.
Edhe pse punohet në rikonstruimin e sallës, ai ka premtuar se nuk heq dorë as nga salla e koncerteve, ndërkaq ka premtuar se punimet për rikonstruimin do të fillojnë në muajin maj.
“Më 8 mars do të caktohet seanca e Këshillit të Qytetit të Shkupit ku do ta pranojmë donacionin për projektin ndërtimor, ku do të krijohen kushtet për shpalljen e procedurës tenderuese dhe gjatë majit pres që këtu të fillojnë punët ndërtimore që ta shohim këtë që e kemi prapa nesh”, tha Shilegov.
Shilegov, në prezantimin e tij, ka premtuar se Universalja do të vazhdojë të jetë institucioni kulturor më i dashur për shkupjanët./TV21














