Në spitalin e Tetovës ministri i shëndetësisë Bekim Sali bashkë me drejtorin Amir Elezi promovuan aparate në vlerë prej 3.2 milionë euro. I gjithë ky investim bëhet që të shkurtohen pritjet për pacientët e Tetovës, të cilët për një termin prisnin me muaj.
“Konkretisht për spitalin klinik të Tetovës janë siguruar këso lloj pajisjesh, angeograf ,aparat për tomografi, mamograf, dy rengen aparate mobile , gashtë aparate digjitale mobile, gjashtë aparate eho për diagnostikim si edhe dy aparate të lëvizshme siar me detektor digjital.”- deklaroi Bekim Sali – ministër i shëndetësisë.
Gazetarët kërkuan nga ministri Sali, që spitali klinik i Tetovës të jetë më transparent për mediat. Por Sali dhe Elezi filluan të mbajnë ligjërata gazetarie.
Bekim Sali : Ju e incizoni liftin, në pjesën e liftit, dhe ju kërkoni informacion, nuk ka informacion për shkak qasjes saj. Merreni si kritikë pozitive.
Gazetari: Kjo do të thotë se nuk dimë që të lajmërohemi , dërgojmë email, nuk dimë të kemi qasje në institucion!?
Bekim Sali : Nëse respektoni protokollet do të keni përgjigje.
Amir Elezi: Nuk mundet që çdo kush me një video incizim apo me kamerë në dorë të endet në repartet tona.
Gazetari: Këta nuk janë kushdo, këta janë gazetarë.
Edhe gazetaria i ka normat e veta të mënyrës se si funksionon.”
Kjo nuk është hera e parë që gazetarët janë penguar që të raportojnë në spitalin klinik të Tetovës. Për sjelljen e këtillë të Salit dhe Elelzit reagoi edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.
