Prolongimi i regjistrimit nesër para deputetëve! Me flamur Evropian dhe procedurë të shkurtër që të shmanget bllokimi

TË FUNDIT

Sot në seancë qeveritare, nesër para deputetëve, Ligji për regjistrim do të pësojë ndryshime të vogla për shkak të marrëveshjes për prolongim.

 “Ky ndryshim përmban dy çështje, është data e regjistrimit që është në një dispozitë dhe në vend nga 1 deri më 21 prill, do ta vendosim 5 deri më 30 shtator dhe pjesa e diasporës do të mund të regjistrohet nga 1 marsi deri në 30 shtator, kur duhet të përfundojë pjesa e regjistrimit në terren”, theksoi Bojan Mariçiq – Ministër i Drejtësisë.

Pas marrëveshjes së Kryetarit të Kuvendit dhe koordinatorëve të partive politike, nesër do të duhet Ligji të votohet në seancë plenare për shkak se është dita e fundit para fillimit të operacionit më të madh statistikor.

 “Ligji për regjistrim fillimisht u dorëzua në procedurë me flamur evropian, për shkak se ai është i klasifikuar me flamur evropian ashtu që unë do t’i propozoj Qeverisë që ta miratojë dhe ta dërgojë në Kuvend me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtër për shkak të urgjencës së momentit në të cilin ndodhemi – para fillimit të regjistrimit”, u shpreh ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Nga Ministria e Drejtësisë e kanë zgjedhur këtë rrugë, me procedurë të shkurtër dhe flamur evropian që të shmanget bllokada eventuale e ndryshimit të Ligjit dhe parashtrimit të mijëra amendamenteve nga kundër prolongimit të regjistrimit.