Prokuroria i kërkoi Gjykatës të pranojë garancinë, që Rashkovski të dalë nga paraburgimi

TË FUNDIT

Prokuroria Publike në Shkup ka propozuar që të pranohet garancia e ofruar në lartësi prej 500 mijë euro të dorëzuara nga Dragi Rashkovski, që i njëjti të dalë nga paraburgimi.

Për këtë, duhet të vendosë Gjykata e Apelit me çka do të mësohet, se nëse pranohet garancia dhe Rashkovski del nga burgu.

“Ju njoftojmë se Prokuroria publike në Shkup, pas lëndës së formuar për ankesën e parashtruar nga i akuzuari D.R. për garancinë e ofruar deri te Gjykata e Apelit, sipas kompetencave ligjore ka dorëzuar parashtresë me shkrim me të cilin i propozohet Gjykatës të pranojë ankesën e të akuzuarit, të pranojë garancinë e ofruar në lartësi prej 30.686.215.00 denarë dhe ta zëvendësojë masën e paraburgimit me garancinë e ofruar”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Rashkovski akuzohet në dy raste, për blerjen e softuerëve për gjobat në komunikacion./TV21