Gjoba për 63 persona që nuk e respektuan orën policore

TË FUNDIT

Gjithsej 63 persona janë përfshirë nga 52 propozime për lëshimin e urdhrave gjobitës që Prokuroria Themelore Publike Shkup i dorëzoi sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Siç komunikuan nga Prokuroria Publike, të pandehurit nuk e kanë respektuar orën policore, kështu që në kundërshtim me Vendimin për ndalesë dhe regjim special për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë hadur si pa leje lëvizin jashtë shtëpive të tyre në orën kur është e ndaluar lëvizja e popullatës. Me këtë, siç theksohet, ata kanë kryer vepër penale – Mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë një epidemie nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Prokurorët kompetent publikë i propozuan Gjykatës që secili nga të pandehurve t’i shqiptohet gjobë prej 100 gjobave ditore, ndërsa vlera e një gjobë ditore të përcaktohet në 20 euro në kundërvlerë të denarit, qëndron në komunikatë./MIA