Prokuroria kombëtare franceze për luftë kundër terrorizmit kërkoi që të gjykohen nëntë persona para gjykatës penale në kuadër të hetimit gjyqësor të hapur pas sulmit terrorist në Nicë në vitin 2016.
Katër prej tyre akuzohen për bashkëpunim terrorist (Mohamed G., Çokri V. Hamdi Z. dhe Ramzi A.).
Më 14 korrik 2016 në Nicë tuniziani 31-vjeçar, Mohamed Lahuej-Buhel me kamion i e shtypi turmën e tubuar me ç’rast i mbyti 86 persona, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, familje të tëra dhe turistë të huaj, para se të vritet nga policia. Gjykimi do të fokusohet nëse të afërmit e kanë ditur për planin e tij terrorist dhe nëse i kanë ndihmuar në zbatimin e tij./MIA
