Profesorët universitarë kërkojnë rritje të pagave, Ristov: Vendi ynë i ka pagat më të ulëta në rajon

TË FUNDIT

Lidhja e Sindikatave të Universitetit “Shën Cirilit dhe Metodi” kërkon nga Qevria tejkalimin e krizës së rëndë financiare të punonjësve.  Kërkojnë që pagat tu rriten për 25% në vit, sepse siç u shpreh kryetari i kësaj Sindikate, Angel Ristov, kanë pagën më të ulët në rajon.

 “Kemi paraqitur kërkesat tona, argumentet. Ata nga ana e tyre gjithashtu treguan gjendjen e rëndë ekonomike dhe financiare. Në fund treguan që ekziston vullnet politik për plotësimin e kërkesave të Sindikatës, megjithatë kërkuan pak kohë për të bërë kalkulime shtesë, sepse në periudhën e ardhshme është miratimi i buxhetit për vitin e ri. Kështu që në të ardhmen e afërt kemi sërish një takim në të cilin do të jemi të ftuar dhe presim një përgjigje pozitive të kërkesave tona, sepse një vend nëse nuk investon në arsimin e lartë, ai vend nuk ka të ardhme”, tha Angel Ristov, kryetar i lidhjes së Sindikatave të Univeristetit “Shën Cirili dhe Metodi”.