Prodhohet me sukses një përbërës kryesor për “Diellin artificial” më të madh në botë

TË FUNDIT

Kina ka prodhuar një përbërës kryesor në projektin më të madh të bashkimit bërthamor në botë, që njihet si “Dielli artificial” më i madh në botë, deklaroi të martën prodhuesi i saj, Instituti Jugperëndimor i Fizikës pranë Korporatës Kombëtare të Energjisë Bërthamore të Kinës.

Prodhimi i panelit të parë muror me fluks të përforcuar të nxehtësisë të Reaktorit Eksperimental Termobërthamor Ndërkombëtar (ITER) ka mbaruar, dhe funksionimi i tij është në thelb më mirë sesa kërkesa e dizenjimit, gjë që mundëson prodhimin masiv të tij, bëri të ditur ky institut.

Paneli i parë muror i ITER-it, që është projektuar të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me plazmën me nxehtësi 100 milionë gradë celsius, konsiderohet si një ndër pjesët më të rëndësishme të reaktorit.

ITER-i është një ndër projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të studimeve shkencore në botë. Ai quhet ndryshe si “Dielli artificial”, pasi prodhon energji të pastër, pa lëshim karboni, në një mënyrë të ngjashme me Diellin, nëpërmjet lëshimit të dritës dhe nxehtësisë në bazë të reaksioneve të bashkimit bërthamor.

Projekti është financuar bashkërisht nga BE-ja, Kina, ShBA-ja, Japonia, Koreja e Jugut, India dhe Rusia.

error: Content is protected !!