Problemet në peshkimin në momentin e fundit e shtynë marrëveshjen midis Londrës dhe BE-së

TË FUNDIT

Problemi me peshkimin e shtyu në momentin e fundit marrëveshjen tregtare midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, por njoftimi pritet të pasojë gjatë ditës, deklaroi sot Ministri irlandez i Punëve të Jashtme, Simon Koveni.

Kryeministri britanik, Boris Xhonson “duhej të mbante konferencë shtypi në këtë orë, por kjo nuk ndodhi”, tha Koveni.

Sipas tij, në momentin e fundit u paraqit pengesë në lidhje me “një pjesë të vogël të tekstit” të marrëveshjes për peshkim, shtoi sot Ministri irlandez i Punëve të Jashtme.

“Unë shpresoja se do të flas me ju këtë mëngjes në të njëjtën kohë kur lajmet e mëdha arrijnë nga Londra dhe Brukseli, por megjithatë e presim këtë më vonë”, tha Koveni.

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian janë shumë afër arritjes së një marrëveshje tregtare me të cilën do të shmangej bregziti kaotik, njoftuan sot mediat britanike.