PROBLEME NË NDËRTIMIN E RRUGËS GRADSKO-PRILEP, GYPA PËR UJITJE QË NUK JANË PLANIFIKUAR NË PROJEKT

TË FUNDIT

Banorët e Maqedonisë jugperëndimore do të duhet të presin edhe pak për përfundimin e rrugës magjistrale Gradsko – Prilep që të mund të arrijnë për dy orë deri te kryeqyteti.

Drejtori i NP për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov, tha se ka probleme me një pjesë të gypave të ujësjellësit që nuk janë parashikuara sipas projektit.

“Tashmë ka progres prej 30%, dolën disa probleme me gypat e ujësjellësit. Me projektin janë parashikuara 2 gypa të ujësjellësit nga HE Tikvesh, ndërsa pasi filluan punët ndërtimore, dolën 11 gypa. Tani bëhet projektimi i ri, ndërsa nuk guxonim t’i shkyçim për shkak të ujitjes”, theksoi Zoran Kitanov, Drejtor i NP “Rrugë dhe Rrugicë Shtetërore”.

Ministri për transport dhe lidhje gjatë vizitës së sotme në Manastir tha se Qeveria jep kontribut të veçantë në rajonin e Manastirit.

“Dua të theksoj se qeveria jep përkrahje të veçantë për rajonin e Manastirit. Kjo mund të shihej edhe në periudhën e kaluar me ndërtimin e rrugës Manastir – Novaci, unaza mbi Manastirin, Manastir-  Demir Hisar. Në pjesën e Hekurudhës e kemi pjesën Manastir – Kremenicë, e cila është përfunduar në tërësi, pritet edhe kabllo optike. Kështu që, nëse në periudhën e kaluar nuk kishte asnjë investim në këtë rajon, tani është e dukshme se ky pushtet dëshiron të ndihmojë sipas mundësive”, u shpreh Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski.

Kryetarja e Manastirit, Natasha Petrovska vetëm e konfirmoi bashkëpunimin mes pushtetit lokal dhe atij qendror.

“Me këtë që na ndodh sot konfirmohet se fjala është e rëndësishme, se kjo komunë dhe ky rajon asnjëherë më parë nuk kishin përkrahje të tillë siç kanë tani. Kjo u tregua edhe me aktivitetet ndërtimore gjatë viteve të fundit, megjithatë konfirmohet edhe tani. Është konfirmim se si duhet të funksionojë pushteti lokal dhe qendror, për të mirën e qytetarëve”, deklaroi kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska.

Gjatë kontrollit të sotëm të rikonstruimit të rrugës Manastir – Demir Hisar është premtuar se deri në pranverën e ardhshme në tërësi do të rikonstruohet rruga Manastir – Kërçovë, ndërsa paralajmëruan rikonstruim të rrugës drejt vendkalimit kufitar Mexhitli, si dhe ndërtim të magjistrales së re drejt Greqisë. Për problemin te lagja rome  në Manastir “Karton mëhallë” thanë se është shpallur tender për gardh mbrojtës.

Përgatiti: Jovica Paunoski