Ministër i ri, problemet e njëjta me përmbaruesit. Shoqatat që merren me punën e përmbaruesve përsëri u mblodhën para ministrisë së Drejtësisë, si paralajmërim për protesta. Kërkesat i kanë të njëjta, kërkojnë që me ligj të rregullohet që përmbaruesit të jenë pjesë e pushtetit të gjyqësorit dhe puna e tyre dhe e noterëve të mbikëqyret nga ana e ministrisë së Drejtësisë.
“Përmbaruesit të jenë pjesë e pushtetit gjyqësor, gjegjësisht të jenë nëpunës shtetëror siç ishin deri më 2006-tën. Mbikëqyrje më të mirë të punës së përmbaruesve dhe noterëve nga ana e ministrisë së Drejtësisë. 02.06- Kërkojmë ndryshime në ligjin për qarkullime pagesore që të mos guxojnë përmbaruesit të bllokojnë xhirollogari, gjegjësisht të largohet ajo pjesë e ligjit ku ata mund të mund të bllokojnë llogari dhe e fundit, të ulet mjaftueshëm norma e interesit”, tha Ana Gligorova nga Shoqata “Ndal Vjedhjes”.
Marjan Nenov nga “No pasaran” thonë se për 10 vite po zvarritet problemi me faturat për ngrohje dhe asnjë Qeveri nuk po e zgjidh çështjen. Kërkojnë shkarkimin e gjykatësve të Apelit dhe Gjykatës Civile për shkak se siç thonë, janë të lidhur në rrjet me përmbaruesit dhe kërkojnë përgjegjësi.
“Kërkojmë marrjen e licencës së 16 noterëve në Shkup, të cilët kanë punuar në mënyrë joligjore, kërkojmë shkarkimin e mbi 40 gjykatësve nga Gjykata Civile-Shkup për punën e paligjshme, me çka aktvendimet e tyre janë në kundërshtim me aktvendimet e Gjykatës së Strasburgut. Për t’i shpëtuar ata janë ndryshuar edhe ligjet në vend”, tha Marjan Nenov nga “No Pasaran”.
Nga shoqatat thonë se bëhet fjalë për skemë fitimiprurëse në të cilat borxhet e qytetarëve sajohen dhe janë joreale. Paralajmërojnë protesta nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga ana e ministrisë së Drejtësisë.
