Pro apo kundër? Ç’mendojnë qytetarët për ndryshimin e gjinisë në dokumente

TË FUNDIT

“Përmes propozim ligjeve për evidencë amë dhe barazi gjinore po përgatitet mundësia që personat transgjinor që gjininë e tyre të re të mund ta verifikojnë edhe në dokumentet e tyre personale, duke u mundësuar madje të ndryshojnë edhe numrin e tyre personal amë. Kundër kësaj janë Bashkësia Fetare Islame dhe Kisha Maqedonase Ortodokse, të njejtët thonë se kjo është kundër natyrës njerëzore. Por le të shohim se çfarë mendojnë qytetarët, janë pro apo kundër?”, raporton gazetari i TV21, Zekirija Haxhiu.

“Qëndrimi im personal është që të mos lejohet. Unë për shembull nuk e kuptoj atë gjini. Ose je vajzë ose je djalë, të kombinosh diçka, të ndërrosh diçka që nuk është e natyrshme nuk i ndihmon askujt. Nuk është në dobi edhe të shtetit. Nuk ka edhe zhvillim po të martohet mashkull me mashkull ose femra me femër, nuk ka zhvillim. Si do të lindin fëmijët?”

“Konsideroj se, nuk i mbështes momentet e modernizimit apo komercializimit e asaj që të bëhet trend që shpesh ta shohim. Gjithsesi duhet të kemi edhe riprodhim, duhet të ruhet edhe pjesa mes burrit dhe gruas, themelimi i familjes mirëpo nuk jam kundër asaj që nëse dikush ndjehet ndryshe, nuk guxon apo nuk mundet ta bëjë atë”.

“-Jo!
-Nuk duhet ta lejon këtë shteti?
-Jo!
-Pse?
-Se nuk është hallall, nuk është mirë. Qysh na ka lind Zoti ashtu duhet të jemi. Ne s’mundemi me ndryshu kundër Zotit, SubhanAllah. Larg asaj.
-Unë mendoj se secili person e ka të drejtën me jetu qysh don vet edhe mua ma mer mendja që ata njerëz ata lindin ashtu, s’munden të bëjnë asgjë kundër ndjenjave të veta. Mendimi jem është”.

“-Poo kundër… Pse? Nuk e di saktë si ta arsyetoj por…”

“-Unë nuk merrem me këto punë…As pro as kundër.
-A është në rregull sipas jush që një person ta ndërron gjininë?
-Unë s’e kisha ndërruar asnjëherë!”

“-Kjo nuk është në rregull se me pas qenë në rregull e kishte lejuar edhe Zoti. Zoti të ka bë ty burrë ose grua. Ti këtë që po e bën, po e bënë gjënë më të shëmtuar kundër Zotit, ti faktikisht je me djallin me shejtanin!”