Pritje në pikën e rivaksinimit në Tetovë, ShShP: Punojmë për rregullimin e terminëve

TË FUNDIT

Ora shtatë e gjysmë e mëngjesit. Pikërisht orari të cilin shumë qytetarë të Tetovës e kanë marrë për t’u rivaksinuar. Ora është thuajse tetë, po qendra e rivaksinim në Pallatin e Kulturës ende nuk ka filluar me punë! S’u mbetej tjetër pos të prisnin.

“Terminin e kemi ora shtatë e pesë minuta tash është ora 7.40 minuta, gati tetë, nuk kanë filluar të punojnë akoma. Vinë presin njerëzit ashtu siç e shikoni plotë njerëz ka”.

Në 8 e pesë, ora është?
Shtatë e tridhjetë kanë filluar me punë?
Jo as që e kanë ndërmend ne presim këtu.”

“Shtatë. Ora është tetë dhe nuk kanë filluar me punë? Jo akoma nuk kanë filluar ndërsa prej 6.30 jemi këtu a në shtatë ja është në shtatë këtu, ja unë në shtatë shoqja në shtatë e pesë”.

Nga Shtëpia e Shëndetit Publik në Tetovë pranojnë se ka gabime në dhënien e terminëve.

“Pikat e vaksinimit punojnë nga ora shtatë e mëngjesit deri në orë 12 në mesnatë, ndërsa pikat e rivaksinimit punojnë nga ora tetë e mëngjesit. Në momentin që qytetarët vaksinohen me dozën e parë të vaksinës, sistemi “Termini im” në mënyrë elektronike jep termin për rivaksinim me orarin që punon pika e vaksinimit dhe ky lëshim teknik bën që qytetarët të presin në pikën e rivaksiminit”, thanë nga Shtëpia e Shëndetit Publik Tetovë.

Nga Shtëpia e Shëndetit Publik thonë se nga java e ardhshme ky problem do të zgjidhet.