Pritet devijim i madh nga rritja projektuese e Bankës Popullore

TË FUNDIT

Banka Popullore pret  devijim më të madh të projeksioneve të saj  të tetorit  për rritjen e ekonomisë,  si rezultat i paraqitjes së koronavirusit,  e cila si goditje e jashtme e  papritur, pritet të reflektohet  në më shumë segmente të ekonomisë. Ky është vlerësimi i seancës së sotme  të Komitetit për  politikë monetare operative  të Bankës Popullore, edhe krahas rrjedhave stabile  në ekonomi në kuartalin e parë.

“Të dhënat e fundit  tregojnë rrjedhë të qëndrueshme, por pasiguria  nga efektet e ardhshme makroekonomike  nga pandemia e Kovid-19 është e madhe. Të dhënat e disponueshme  me frekuencë të lartë  për aktivitetin ekonomik në periudhën  janar-shkurt 2020 tani për tani  udhëzojnë në vazhdimin  e rritjes së ekonomisë edhe në kuartalin e parë  të vitit, por rreziqet për periudhën e fundit  janë të pavolitshme. Në lidhje me inflacionin, duke e përfshirë edhe fundin e muajit mars,  shkalla vjetore mesatare e rritjes së çmimeve konsumatore arrin 0,6 për qind, që edhe më tutje është realizim i ulët  në lidhje me projeksionin e tetorit. Niveli i rezervave devizore edhe më tutje mbahet në zonë të sigurt,  me ç’rast  realizimet  në tremujorin e parë të këtij viti,  në përgjithësi janë  në pajtim me pritjet. Në lidhje me lëvizjet te depozitat e tërësishme dhe kreditë e tërësishme të dhënat parësore për muajin mars tregojnë  rritje vjetore të mëtutjeshme të depozitave dhe kredive, pa devijime më të mëdha nga projeksioni për kuartalin e parë të vitit”, sqarojnë nga Banka Popullore.

Prej atje shtojnë se përkeqësimi i mjedisit global dhe masat e ndërmarra për parandalim të përhapjes së virusit, do të sjellin  deri te përkeqësimi i aktivitetit afarist te një pjesë e veprimtarive ekonomike dhe do të ndikojnë  mbi pritjet e subjekteve ekonomike për periudhën në vijim.

Megjithatë sipas Bankës Popullore, vlerësohet se këto devijime  nuk janë shkaktuar nga zhvendosjet në baza ekonomike dhe tani për tani pritet të  jenë nga karakteri i përkohshëm.

Sipas projeksionit të tetorit, Banka Popullore ka pritur rritje të ekonomisë në vitin 2020 për 3,8 për qind, ndërsa katër për qind në vitin 2021.

Banka Popullore, siç qëndron në  kumtesë,  mbetet deri në fund në zbatimin  e suksesshëm të qëllimeve të saj – mbajtje të çmimeve stabile, kurs devizor stabil dhe mbajtje të stabilitetit financiar, me ç’rast duke dhënë mbështetje  në sektorin real përmes sigurimit të kushteve të volitshme financiare. /MIA