Array

Prishtinë: Shoqata e ndërtuesve nesër në grevë

Must Read

Numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA tejkaloi shtatë milionë

Në SHBA, numri i njerëzve të infektuar me koronavirus ka tejkaluar shtatë milionë, vetëm disa ditë pasi...

Vendet afrikane kërkojnë ndihmë nga KB-ja për tejkalimin e krizës

Shtetet afrikane, në ditën e tretë të seancës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të...

Trampi e prezantoi planin për reformën shëndetësore, por pa hollësi

Presidenti amerikan, Donald Tramp, dje i prezantoi skicat e para të planit të tij për reformë shëndetësore,...
- Advertisement -

Shoqata e ndërtuesve në Prishtinë, kanë paralajmëruar se nesër në orën 10, do protestojnë në sheshin “Skenderbe”. Ata thonë se injorimi i zyrtarëve të Komunës së Prishtinës karshi kërkesave të shoqatës së ndërtimtarëve i ka shtyrë ata të vendosin për të protestuar. Ndër kërkesat e tyre është edhe shkarkimi i dy zyrtarëve komunal, Liburn Aliut dhe Ergyn Hajredinit.
“Qëllimi i kësaj proteste është që komuna, përkatësisht krerët e saj përfundimisht të heqin dorë nga kërkesat e tyre të jashtëligjshme dhe burokratike të cilat u pamundësojnë zhvillimin normal të biznese në këtë sektor. Shoqata kërkon respektimin e ligjit dhe asgjë më shumë” ka thënë kryetari i shoqatës së ndërtuesve Brahim Selimaj, duke ftuar që protestës t’i bashkëngjitën të gjithë subjektet afariste personat fizik, zejtarë dhe të gjithë të tjerët të cilët kanë pasur dhe janë dëmtuar në aspektin ekonomik.
Sipas tij, kërkesa tjetër është edhe shkarkimi i zyrtarëve të komunës. “Shoqata del me këto kërkesa, kërkojmë shkarkimin e drejtorit të urbanizimit zotin Liburn Aliut dhe të shefit të urbanizimit Ergyn Hajredini, këta të dy zotëri i konsiderojmë përgjegjësit kryesor për bllokimin dhe dhënien e lejeve të ndërtimit. Kërkesat e shumta i kemi adresuar në organet kompetente dhe deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Mu për atë do ta mbajmë protestën “, ka thënë Selimaj.
Ndryshe, shqotat e ndërtuesve vepron në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës ./21MEDIA

- Advertisement -

Numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA tejkaloi shtatë milionë

Në SHBA, numri i njerëzve të infektuar me koronavirus ka tejkaluar shtatë milionë, vetëm disa ditë pasi numri i të vdekurve nga...

Vendet afrikane kërkojnë ndihmë nga KB-ja për tejkalimin e krizës

Shtetet afrikane, në ditën e tretë të seancës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kërkuan ndihmë financiare që...

Trampi e prezantoi planin për reformën shëndetësore, por pa hollësi

Presidenti amerikan, Donald Tramp, dje i prezantoi skicat e para të planit të tij për reformë shëndetësore, për të cilin po flet...

Bëhen të ditura të gjitha dyshet në plejofit të Ligës Evropa

 Të gjitha dyshet në plejofin e Ligës Evropa, tashmë janë të qarta. Përfaqësuesi i fundit të Maqedonisë së Veriut,...

647 gjoba për ata që nuk mbajtën maska

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e shtetit, lidhur me masën për mosmbajtjen e maskës, janë regjistruar 647 kundërvajtje, kumtoi Ministria...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -