Edhe sot pa ujë do të mbesin disa lagje të Prishtinës, kësaj radhe për pesë orë.
Pa ujë do të mbesin konsumatorët e Zonës Qendër, të lagjes “Bregu i Diellit”, lagjes “Aktash 1 dhe 2”, Konviktet, shkolla fillore”Ismail Qemajli” dhe të gjitha çerdhet dhe institucionet e tjera që janë me lokacion brenda lagjeve të lartcekura, duke filluar nga ora 10:00-15:00. Kështu njofton komapania e Ujësjellesit “ Prishtina”.
Kjo për shkak të punimeve të fazës së dytë të investimeve, pra vazhdimi i punimeve për realizimin e vendosjes së kyçjeve të reja shtëpiake në këto lagje. /21 MEDIA
